Site icon PORTALB

Liderët në OKB nuk arritën konsensus në çështjen e Sirisë

OKB

Liderët në takimet në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjen mbi Sirinë. Liderët të cilët kanë theksuar se problematika kërkon zgjidhje politike në çështjen e Bashar al Asadit nuk kanë mundur të arrijnë konsensus, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpresa për të gjetur një zgjidhje diplomatike ndaj krizës së Sirisë e cila për 4 vite ka shkaktuar humbjen e jetëve të më shumë se 250 mijë personave nuk u bë e mundur që të vihej në zbatim, ku edhe pritshmëritë e liderëve në OKB për të gjetur një rrugë të përbashkët dhe konsensus për zgjidhjen nuk mundën të realizoheshin.

Presidenti amerikan, Barack Obama në fjalimin e tij ditën e parë duke theksuar se Asadi “është një tiran që sulmon me bomba fuçi fëmijët e pafajshëm” tha se: “Për të zgjidhur problematikën në Siri ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo vend duke përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin. Pas këtyre gjakderdhjeve dhe masakrave ne duhet të pranojmë se nuk mund të kthehemi në statusin e para luftës”.

Ndërsa Presidenti rus, Vladimir Putin në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke kërkuar se Asadit duhet ndihmuar u shpreh se: “Ndaj grupeve që luftojnë me terrorizmin në Irak dhe Siri japim mbështetje ushtarake dhe teknike. Është një gabim i madh të mos bashkëpunosh me qeverinë dhe ushtrinë e Sirisë e cila përballet me terrorizmin. Ushtria e Asadit dhe milicët kurdë janë ato që po luftojnë me të vërtetë me DAESH-in dhe grupet e tjera terroriste”.

– “Ekzistojnë mendime të ndryshme në lidhje me Asadin”-

Dy liderët në orët e mbrëmjes kanë kryer një takim rreth 1 orë e gjysmë në Kombet e Bashkuara. Burimet e Shtëpisë së Bardhë pas këtij takimi kanë theksuar se në thelb dy palët kanë mendime të ndryshme rreth rrolit të presidentit të Sirisë Bashar Asadit në lidhje me përfundimin e luftës në çështjen e Sirisë.

Zyrtari ka vënë në dukje se rusët e shikojnë Asadin si një vijë mbrojtëse ndaj grupeve radikale, ndërsa SHBA e shikon Asadin si një person që nxit përshkallëzimin e konflikteve sektare në rajon. Zyrtari ka shtuar më tej se: “Rusët me siguri e kanë kuptuar rëndësinë për një zgjidhje politike në Siri dhe rëndësinë e fillimit të procesit në ndjekje të kësaj zgjidhjeje politike. Kemi pikëpamje të ndryshme se çfarë rezultati do të ketë ky proces dhe veçanërisht në lidhje me Asadin”.

– Ban Ki moon ka kritikuar KS e OKB-së-

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon në fjalimin e tij tha se: “Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët gjatë dëshmisë diplomatike 4 vjeçare kanë lejuar që kriza e Sirisë të dalë jashtë kontrolli”.

Ban Ki moon ka komentuar më tej se: “Për një zgjidhje nuk është e mjaftueshme që të vërejmë vetëm palët në Siri. Lufta është e lidhur me forcat rajonale dhe konkurrencën. Paratë dhe armët që rrjedhin në vend ndezin akoma edhe më shumë luftën”.

Ban Ki moon për zgjidhjen duke treguar pesë vendet ka shtuar se: “Veçanërisht 5 vende janë një çelës në çështjen e Sirisë. Këto vende janë Rusia, SHBA, Arabia Saudite, Irani dhe Turqia. Nëse njëra nga palët nuk afrohet në konsensus nuk mund të pritet një ndryshim, është e pavlerë”.

Duke vënë në dukje se kriminelët e luftës në Siri nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar Ban Ki moon u shpreh se “Nuk duhet të ketë imunitet për krimet e tmerrshme. Angazhimet tona për drejtësi nevojiten që situatën e këtushme ta dërgojmë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”.

Rusia dhe Kina vitin e kaluar patën vendosur veton për draftin e propozuar në këtë drejtim në KS të OKB-së.

– “Asadi nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes”-

Ndërsa presidenti francez, François Hollande në fjalimin e tij duke vënë në dukje se për ti dhënë fund luftës në Siri do të tregojë përpjekje globale dhe do të marrë përgjegjësi ka theksuar se konfliktet në Siri mund të përfundojnë me largimin e Asadit nga pushteti.

Hollande ndër të tjera tha se “Asadi është rrënja e problemit, nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes…. Asadi duhet të largohet”.

Ndërsa presidenti iranian Hasan Ruhani duke shpjeguar se Irani është i gatshëm për të mundur terrorizmin dhe për vendosjen e demokracisë ka vlerësuar se: “Ashtu siç kemi mbështetur për vendosjen e demokracisë në Irak dhe Afganistan, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë që demokracia të mbizotërojë në Siri dhe Jemen”.

– Davutoğlu: “As Asadi, as DAESH”-

Ndërsa Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu i cili do të mbajë ditën e nesërme një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme, ditën e djeshme duke mbajtur një konferencë për shtyp theksoi se Asadi nuk do të jetë në procesin e tranzicionit.

Davutoğlu ka shprehur më tej se: “Asadi apo DAESH nuk mund të kenë vend në këtë Siri të re. Është e pamundur të pritet që një tiran, një diktator të drejtojë me sukses procesin e tranzicionit i cili mund të kontrollojë vetëm 14 përiqnd të vendit dhe që pasi kanë kaluar 4 vite, pasi kanë humbur jetën afërsisht 300 mijë persona, pasi rreth 6 milionë janë në statusin e refugjatit si dhe pasi 7-8 milionë njerëz sirianë kanë braktisur vendbanimet e tyre brenda Sirisë”.

Çështja e Sirisë pritet që të jetë në axhendën e fjalimit të Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu por edhe në axhendën e KS të OKB-së. Gjithashtu pritet se Rusia do të paraqesë një draft në KS-OKB në lidhje me çështjen.

Exit mobile version