Site icon PORTALB

Davutoglu: Turqia e gatshme të trajnojë ushtarët paqëruajtës të OKB-së

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, duke theksuar se operacionet paqësore janë një prej dimensioneve më të rëndësishëm për ndërtimin e paqes tha se “Komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet të kursejë asnjë përpjekje për të vendosur paqen e përherëshme dhe për mos rikthimin sërish në konflikte pasi të jetë vendosur njëherë paqja”, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoğlu, në një fjalim të mbajtur në “Samitin e Liderëve për mbrojtjen e paqes” të mbajtur nën udhëheqjen e Presidentit amerikan Barack Obama ka theksuar se është një mundësi shumë e rëndësishme që në 70 përvjetorin e formimit të Kombeve të Bashkuara të diskutohen përpjekjet e treguara për mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit.

Davutoğlu ka theksuar ndër të tjera se duke patur parasyshë kompleksitetin në natyrën e mosmarrëveshjeve, misionet paqëruajtëse do të vazhdojnë të qëndrojnë si çështjet më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara dhe se për këtë arsye hapat që do të hidhen sot janë shumë të rëndësishëm.

Davutoğlu duke tërhequr vëmendjen se Turqia është një prerj mbëstetësve më të rëndësishëm në operacionet paqeruajtëse të OKB-së tha se ushtarët turq, polcët dhe eksperët marrin pjesë në shumë operacione në vende të ndryshme të botës. Kryeministri Davutoğlu duke vënë në dukje se Turqia me një kontribut prej 1.7 milionë dollarësh në ndërtimin e paqes mes vendeve që japin mbështetje në misionet e paqes të Kombeve të Bashkuara tha se “ne jemi të vetëdijshëm se kemi akoma një rrugë të gjatë për të shpëtuar edhe më shumë jetë njerëzish dhe për të përballuar në mënyrë efektive sprovat përpara paqes dhe stabilitetit ndërkombëtarë”.

Davutoğlu duke njoftuar se Turqia është e gatshme për të vënë në shërbim 5 shtabet e oficerëve në Misionin multidimensional Integrues i Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA)  tha se në bazë të kërkesës do të drëgojnë edhe një avion ushtarak kargo (për ngarkesa ushtarake) në misionin MINUSMA ose në Misionin multidimensional Integrues i Stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA).

– “Forcat e Armatosura të Turqisë janë gjtihmonë të gatshëm për trajnimin e ushtarëve paqëruajtës”

Davutoğlu duke vënë në dukje se Forcat e Armatosura të Turqisë në vende  si Qendra e Trajnimit të Përbashkët për Paqe, Qendra e Përsosur në Luftën Kundër Terrorizmit dhe Qendra e Përsosur e Sigurisë Detare Shumëkombëshe janë gjithmonë të gatshëm për trajnimin e personelit  që do të marrin pjesë në misionet paqëruajtëse të Kombeve të Bashkaura, ka theksuar se Flota turke mund të japë trajnime ndaj forcave paqëruajtëse të Kombeve të Bahskaura në vendet Afrikane të cilët luftojnë me piraterinë detare.

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se operacionet paqësore janë një prej dimensioneve më të rëndësishëm për ndërtimin e paqes. Në vazhdim të fjalës së tij Davutoğlu tha: “Komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet të kursejë asnjë përpjekje për të vendosur paqen e përherëshme dhe për mos rikthimin sërish në konflikte pasi të jetë vendosur njëherë paqja. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë në unitet dhe duhet të tregojë vendosmëri politike për të shtuar përpjekjet me qëllim që të çojë përpara në të ardhmen operacionet paqeruajtëse të OKB”.

Kryeministri Davutoğlu, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në takimet e nivelit të lartë për çështjen e Somalisë.

Exit mobile version