Site icon PORTALB

Itali: Vidhnin banesa, në pranga 5 të rinj shqiptarë

Grabitjet në banesa, 5 shqiptarë në pranga

Grabitjet në banesa, 5 shqiptarë në pranga

Vjedhja e banesave ka çuar në arrestimin e katër emigrantë shqiptarë, ndërsa një i pestë është ndaluar pasi në shtëpinë e tij sende e vjedhura.

Policia e Askolit dhe Teramos, në Itali, bëri të ditur se një ditë më parë, ka arrestuar Robert Totën, Lini Kalën, Kejdi Kalën, Roland Çelën, të katër të akuzuar për vjedhje të banesave të ndryshme. Ndërsa, Florian Ndreca është arrestuar pasi mbante në banesën e tij në Alba Adriatika, sendet e vjedhura nga shqiptarët e arrestuar dhe është i vetmi pa precedentë penalë.

Të gjithë janë arrestuar në zonën e Alba Adriatika, pasi kishin grabitur disa banesa në Teramo./albeu http://www.albeu.com/shqiperi/vidhnin-banesa-ne-pranga-5-te-rinj-shqiptare/128339/

Exit mobile version