Ka mbaruar marrja në pyetje e të arrestuarve në aksionin e Kumanovës më 9 maj të këtij vitit, konfirmojnë për “24 Vesti” nga Prokuroria publike në Shkup. Kur do t’i mbledhin të gjitha dëshmitë nga prokuroria do të vendosin kur do të shpallet akuza.
“Po vijon hetimi i lëndës. Prokuroria ka marr në pyetje të dyshuarit. Për momentin prokurori përkatës po mbledh edhe materiale tjera në drejtim zbardhjen e rastit, me ç’rast pason edhe vendimi për veprim të mëtutjeshëm”, thonë nga Prokuroria publike, transmeton Portalb.
Disa nga të dyshuarit nuk kanë dhënë dëshmi, sepse nuk iu janë treguar dëshmitë me të cilat disponon prokuroria. Dëshmi ka dhënë një polic që ka jetuar në Lagjen e Trimave dhe është arrestuar ditën e aksionit.
Afati për ngritjen e akuzës mbaron në nëntor./Portalb