Sonte “eklipsi i fundit hënor” për këtë vit

Eklipsi i fundit hënor për vitin 2015 do të realizohet këtë mesnatë dhe do të vërehet me sy, raporton Anadolu Agency (AA).

Hasan Esenoğlu, Lektori i Departamentit të astronomisë dhe shkencave hapësinore në Universitetin Instanbul dhe hulumtues në Observatorin Kombëtarë, TÜBİTAK në një deklaratë për gazetarin e AA tha se eklipsi hënor që do të realizohet këtë mbrëmje do të jetë i funit për këtë vit.

Esenoğlu, duke vënë në dukje se me eklipsin hënor hëna do të marrë një ngjyrë bakri tha se “Eklipsi i plotë hënor do të fillojë në orën 03.10 dhe do të vazhdojë deri në 08.24. Ndërsa eklpsi i plotë të realizohet në orën 05.47, ku nga Turqia do të mund të vërehet deri në orën 06.30”.

– “Do të mund të vëherhet lehtësisht nga çdo vend”

Esenoğlu, pasi ka thënë se eklipsi hënor do të mund të vërehet lehtësisht nga çdo vend ai ka theksuar se eklipsi mund të vërehet lehtësisht nga Amerika Veriore dhe Jugore, Afrika, si dhe nga Oqeani Atlantik dhe ai Indian.

Esenoğlu, është shprehur më tej se “Çdo vit mund të ndodhin jo më shumë se 7 eklipse hënore dhe diellore. Ndërsa këtë vit kemi 4 eklipse nga të cilat 2 janë hënorë dhe 2 diellorë. Me 20 mars ndodhi eklipsi i plotë diellorë, me 4 prillë eklipsi i plotë hënor, me 12 shtator eklipsi diellorë dhe këtë natë do të realizohet eklipsi i plotë hënorë. Eklipsi i plotë hënor zhvillohet kur hëna është e plotë apo kur hëna është e re. Ndërsa këtë herë eklipsi hënor do të realizohet me hënë të plotë”.

Duke shpjeguar se për shkak të eklipsit të plotë hënorë këtë natë hëna në orën 05.00 do të ndodhet në pikën më të afërt me tokën Esenoğlu, ka theksuar se hëna mund të vërehet më e madhe dhe më e shkëlqyeshme si dhe eklipsi mund të shihet me sy të lirë me teleskop të çdo diametri dhe gjithashtu mund të nxirret edhe në fotografi.

Lajme të ngjashme

Back to top button