Site icon PORTALB

“Miku me ryshfet”, armiku i shoqërisë shqiptare

Aurenc Bebja

Aurenc Bebja

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe miku dhe ryshfeti përshkruhen si më poshtë :

Në qoftë se fjala mik është plot kuptim ashtu si në rastin e përshkrimit që i bëhet në fjalorin e gjuhës shqipe, ajo do të ketë një tjetër kuptim në rastin e këtij shkrimi.  Ishte një shkëmbim me Julian Dedën në një rrjet social që më nxiti të shkruaj mbi këtë temë, shumë e përhapur në jetën e përditshme shqiptare, ku talentët, njerëz me potencial dije apo zanati, e kanë shumë të vështirë të rezistojnë përballë “ talentëve ”.

Çfarë do të thotë kjo ?

Një lloj specie “ talentësh ” duke e ditur fare mirë që s’kanë asnjë talent (aftësi), por kanë para (s’po hyjmë më thellë për origjinën e këtyre të ardhurave), e blejnë atë me “ mik ”, dhe këtu fjala e vërtetë mik ndërmjet parasë apo njohjeve transformohet në një lloj virusi që arrin të deportojë në venat e shoqërisë shqiptare dhe ta infektojë fare lehtë atë.

Ju që jetoni në Shqipëri mund ta keni konstatuar akoma më mirë se unë që shumë aksione ose veprime realizohen me anë të “ mikut ”. Po marr disa shembuj për të diskutuar rreth kësaj teme. Në Shqipëri futet “ mik ” për :

Kjo puna e “mikut me ryshfet” duhet marrë seriozisht sepse mbetet një problem tepër shqetësues dhe nevojitet të luftohet në mënyrë absolute. “ Miku ” dembelizon shoqërinë tonë (Mos e vrit mendjen vëlla se gjejmë një mik, dhe kjo çështje zgjidhet për dy sekonda) dhe dekurajon të aftët (Nuk ia vlen të merresh më këtë punë motër, është luftë e humbur). Ndërsa në të njëjtën kohë, të paaftët, “ talentët ” që administrojnë, drejtojnë vendin as nuk rilindin Shqipërinë dhe as nuk e çojnë atë në drejtimin e duhur. Me mikun në thonjza do të jetë shumë e vështirë të progresojmë dhe akoma shumë më e vështirë të futemi në Bashkimin Europian. Ky tip “ miku ” nuk është gjë tjetër veçse armiku i shoqërisë shqiptare.

Exit mobile version