Site icon PORTALB

Shkup, protestë me moton ‘Koce, na kthe rrugët’ (FOTO)

Protesta ne Shkup 26.09.15

Me parullën ‘Koce, na kthe rrugët’ një grup qytetarësh kërkuan përgjegjësi nga kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, për shkak se këmbësorët dhe biçikletistët gjithnjë e më shumë pësojnë në aksidente, e sidomos në kryeqytet. Protesta filloi në rrugën “Ilindenska”, ku vetëm para disa ditësh humbi jetën një 13 vjeçar i cili me biçikletën e tij po kalonte rrugën, ndërsa sot në mëngjes ndërroi jetë edhe biçiklist tjetër 64 vjeçar i cili dje pësoi aksident në rrugën ‘Ardhat Partizane’. Qytetarët simbolikisht lanë biçikletat në rrugë dhe bllokuan komunikacionin.

Exit mobile version