Site icon PORTALB

Demantohet informacioni: Shefqet Krasniqi as që ka përmendur Kallashin

Dr. Shefqet Krasniqi

Dr. Shefqet Krasniqi

Eshtë demantuar informacioni se Shefqet Krasniqi mund të ketë deklaruar ndonjë gjë rreth valltares provokative, Kallashit.

Përfaqësues të hoxhës kanë deklaruar për Telegrafin se informacioni është i shpifur nga disa forume anti-islame dhe se hoxha Shefqet Krasniqi asnjëherë nuk e ka bërë një deklaratë të tillë.

Sipas tyre Shefqet Krasniqi nuk merret me Kallashin, e se ai nuk e di se ajo gjendet në Qabe, pasi ai për vete gjendet dhe është i zënë pikërisht në vendin e shenjt të muslimanëve.

Ata i kanë bërë lutje mediave që të kenë kujdes me këto informata dhe shpifje.

Exit mobile version