Site icon PORTALB

Zelandë e Re, humbin jetën studentët nga Londra dhe New Yorku gjatë shëtitjes në liqen

Dy studentë, njëri nga Londra dhe tjetri nga New Yorku humbën jetën gjatë kajakimit në Liqenin Tekapo në Zelandën e Re, njofton policia lokale.

Sipas Dave Gaskin, komandantit të policisë të këtij rajoni, ishte fat i mirë që në këtë aksident nuk pati viktima të tjera, sepse me kajak shëtisnin 11 studentë.

“Gjithsej 11 miq shtësnin me kajak në liqen kur një erë e fortë përmbysi kajakun, pas së cilës ata ranë në ujin e akullt të liqenit. Ekipet e shpëtimit gjatë oprecionit të shpëtimit u ndeshën me raste të rënda të hipotermisë, kurse disa nga djemtë ishin plotësisht pa vetëdije. Për fat të keq dy prej tyre humbën jetën”, tha Gaskin.

Të gjithë studentët të cilët ishin në kajak ndiqnin studimet në Monash University në Melburn, kurse në Zelandë të Re kishin ardhur për një vizitë me rastin e pushimeve të semestërit. Policia ka identifikuar djemtë vdekur. Ata janë Daniel Höllsteiner 21 vjeç nga New Yorku dhe James Murphy 20 vjeç nga Londra.

Universiteti i Mons ka njoftuar se janë të prekur thellësisht nga tragjedia që ndodhi, dhe se kanë dërguar menaxherët e tyre të lartë në Zelandën e Re për të ndihmuar studentët e mbijetuar.

Exit mobile version