Site icon PORTALB

Katolikët, të krishterët, muslimanët dhe budistët në meshën e Papa Françeskut në Madison Square Garden

Më shumë se 20 mijë persona ishin të pranishëm në sallën Madison Square Garden të New York-ut ku prijësi i kishës katolike Papa Françesku, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti meshën e rastit, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendi ku zakonisht mbahen koncerte dhe ngjarje sportive këtë herë ishte mbushur me besimtarë katolikë, të krishterë, muslimanë, budistë, ateistë, qytetarë të New York-ut, të qyteteve tjera amerikane dhe turistë nga mbarë bota.

“Njerëzit kanë ardhur te drita”, me këto fjalë Papa Françesku filloi fjalimin e tij gjatë meshës, duke theksuar se shumë njerëz në botë jetojnë me dëshpërim dhe pikëllim, por megjithatë “vijnë deri te drita”.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që t’i kushtojnë kujdes atyre që për çdo ditë jetojnë “në anonimitet”: pa shkollim, pa sigurim shëndetësor, pa shtëpi, pa ushqim dhe familje.

Madison Square Gardena ishte e stërmbushur me qytetarët të cilët biletat për meshën paraprakishtë i kishin siguruar nga famullitë katolike. Derisa prisnin në radhë janë kryer kontrolle të rrepta sigurie gjatë hyrjes në sallë dhe në meshën e cila filloi në orët e pasdites.

Exit mobile version