Site icon PORTALB

Po përgatiten protesta kundër ndërtimit të rrugës automobilistike në rrugën “Kej Vardar” të Shkupit

''Kej Vardar''

''Kej Vardar''

Pasi është publikuar informata se Qyteti i Shkupit, një pjesë të rrugës “Kej Vardar”, do ta bëjë për komunikacion, në publik janë paraqitur reagime negative për këtë veprim. Një pjesë e madhe e qytetarëve janë kundër që në rrugën “Kej” të kalojnë automjetet.

Në facebook, është formuar një grup “Да го спасиме шеталиштето на кејот на Скопје“, në të cilin për vetëm dy ditë janë mbledhur mbi 3000 qytetarë, të cilat kanë paralajmëruar protestë “mburojë njerëzore”, që ta shpëtojnë rrugën, “Kej Vardar”.

“Vendi në të cilin çdo ditë kalojnë mijëra qytetarë të Shkupit dhe Maqedonisë, por edhe turistë nga e mbarë bota. Me qëllim që të mbrohen interesat e disa biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar, janë të gatshëm ta shkatërrojnë zemrën e qytetit! Me mburojë njerëzore do ta mbrojmë Kejin”, janë disa nga komentet e qytetarëve.

Sipas Qytetit të Shkupit, rruga do të ndërtohet menjëherë pranë murit të rrugës “Kej Vardar”, dhe është në përputhshmëri me planin detal urbanistik “Mal Ring”, i cili është sjellë nga ana e Këshillit të Komunës Qendër në dhjetorë të vitit 2012. Sipas planit, rruga do të shtrihet nga rruga Filip II deri pas ndërtesës së “Telekomit” në sheshin e Shkupit. Sipas planeve të para, kjo rrugë do të kalojë afër restoranteve të rrugës “Kej Vardar”, duheshe të ishte nëntokësore.

Exit mobile version