Site icon PORTALB

Vetëvendosje ankohet se policia po pengon nënshkrimin e peticionit

Vetëvendosje ankohet se policia po pengon nënshkrimin e peticionit

Vetëvendosje ankohet se policia po pengon nënshkrimin e peticionit

Përmes rrjetit social Facebook Lëvizja Vetëvendosje njoftoi për presionet që policia ua bënte aktivistëve të saj në pikat ku po nënshkruhet peticioni kundër marrëveshjeve të Brukselit.

Në postim thuhet:

“Policia ka filluar t’i pengojë aktivistët që të mbledhin nënshkrime për peticionin.

Sot, gjatë orës 13:00, policët ushtruan presion ndaj aktivistëve për rreth një orë duke ju thënë që nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Aktivistët nuk u larguan, ndërsa policët vazhdonin të bënin presion.

Para disa ditësh, Isa Mustafa frikësohej nga fletushkat dhe parullat. Arrestonte aktivistë për këto veprime. Kur ky kryeministër e pa se qytetarët po nënshkruhen masivisht, filloi t’i quaj “të padijshëm”. Tash kur po e sheh që numri i nënshkrimeve veç po rritet, gjë që flet se kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh, ka filluar të përdor armën e vetme që i ka mbetur: represioni policor”, përfundon postimi.

Nënshkrimi i një peticioni kundër marrëveshjeve të Brukselit dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi është organizuar nga opozita para disa ditësh dhe sipas organizatorëve atë deri tash e kanë nënshkruar mbi 75 mijë vetë.

Exit mobile version