Site icon PORTALB

Samsung Galaxy S7 lansohet në janar të vitit të ardhshëm

Samsung Galaxy S7

Në rast se një raport që vjen nga Korja Jugore për gjigantin Samsung është i vërtetë atëherë gjenerata e ardhshme Galaxy S7 do zbuluar zyrtarisht në janar të vitit 2016, ndërsa debutimi do bëhet në muajin shkurt.

Bazuar në raportet e mëparshme të Galaxy S7, telefoni i ardhshëm nga kompania do zhvillohet duke përdorur një metodë të shpejtë për prodhim, që pritet të zbulohet dy muaj para fillimit të prodhimit, shkruan arbresh.info. Këto raporteve vazhdojnë të qarkullojnë vazhdimisht, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar ende.

Sipas thashethemeve, Samsung Galaxy S7 vjen me procesor Snapdragon 820 apo Exynos M11 / 8890, gjë që varet nga tregu. Përveç kësaj, thuhet gjithashtu që pajisja do debutohet në dy variante, njëri me ekran të drejt, ndërsa tjetri të lakuar në të dy anët.

Exit mobile version