Site icon PORTALB

Rrahje dhe të shtëna me armë në Gostivar

MPB

MPB

Policia e Gostivarit është dashur patjetër, siç tha MPB, të gjuaj me armë në ajër që të parandalojë incident më të madh, në të cilin kanë marrë pjesë disa banorë të Gostivarit. 

Zënka ka filluar për atë se cili ka përparësi për kalim, pas çka është dëmtuar një automobil.

Sipas MPB-së mbrëmë rreth orës 17.30 në rrugën “Belliçica” para restorantit “Bejbi Blu”, policët kanë vërejtur një grup të madh njerëzish si dhe bllokim të komunikacionit.  

Afër restorantit ka qenë e dëmtuar një veturë e tipit “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit.

Policia nuk ka mundur ta ndalojë këtë rrahje, pas çka ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Exit mobile version