Policia ka njoftuar të premten se ka ndaluar në Qafë-Thanë një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Bëhet fjalë për shtetasin Edmond Bofe, i dënuar me 7 vjet e 11 muaj burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe për trafik të lëndëve narkotike.