Site icon PORTALB

Informacionet gjysmake kërkojnë saktësim

Petre Shilegov

[Recension: Exclusive: Shilegov duke “qesh” mori certifikatën e sigurisë, deputetët shqiptar “qajnë” për një dokument?!]

Lajmit që po i bëjmë recension i mungojnë konfirmime por edhe informacione. Edhe pse bëhet fjalë për një lajm “ekskluziv” që e ka mësuar “Zhurnali”, mbështetjen e këtij informacioni nuk e gjen askund.  Ky portal nuk është  munduar të kontaktojë deputetin e LSDM-së për ta konfirmuar atë që “e ka mësuar”  e as nuk ka prezantuar ndonjë dokument i cili vërteton marrjen e certifikatës së sigurisë për 24 orë.

Linku deri te artikulli origjinal: Exclusive: Shilegov duke “qesh” mori certifikatën e sigurisë, deputetët shqiptar “qajnë” për një dokument?!

Data dhe koha e publikimit: 18/09/2015

Data e recensionit: 20/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Autori madje i jep lirinë vetes që të japë kualifikime për involvimin e Shilegovit në Komisionin Anketues mbi aferën e përgjimeve duke thënë se Shilegov një bashkëpunëtorë i ngushtë i Zaevit pritet që ditëve të ardhshme të angazhohet në Komisionin anketues në Parlament për të ndryshuar të vërtetën rreth aferës së përgjimeve”. Kush mund ta ndryshojë të vërtetën, dhe cila është në fakt e vërteta mbi aferën e përgjimeve e cila ende nuk ka hyrë në filtrat e gjykatësit special?! Pra autori e merr rolin e prokurorit duke supozuar se mbi aferën e përgjimeve ekziston një e vërtetë e cila tentohet të shtrembërohet.

Portali përmend rastin e deputetëve të BDI-së Zulfi Adili dhe Rafis Aliti që kohë më parë nuk kishin certifikatë sigurie por duke mos treguar lajmin e mëvonshëm se pas alarmimit në media, Adili dhe Rafizi u pajisën me certifikatën e sigurisë.

Teksti  bën me dije se edhe shumë shqiptarë të tjerë kanë mbetur pa certifikatë sigurie por nuk konkretizon se cilat emrat deputetësh nuk gëzojnë këtë dokument.

Teksti kështu siç duket ka tentuar të përcjellë një gjendje inferioriteti të politikanëve shqiptarë kundrejt atyre maqedonas, çka është e drejtë. Madje mediet duhet të alarmojnë për situata të tilla, por informacionet nuk duhet të mbesin gjysmak dhe me elemente të pakonfirmuara mirë.

Exit mobile version