Është ende shpejt për të thënë nëse Gjermania është gati për të pasur një qeveri koalicioni mes të gjelbërve dhe asaj së partisë së Merkel, pro hapi i parë është hedhur.
Unioni i Angela Merkel dhe partia e të gjelbërve e Klaudia Rot, kanë pasur një takim ku kanë diskutuar për këtë temë dhe javën e ardhshme pas takimit të dytë mund të ketë një deklaratë përfundimtare pavarësisht skepticizmit për shkak të distancave të mëdha që ndajnë dy grupimet politike.
Hipoteza më e mundshme mbetet gjithësesi ajo e bashkëqeverisjes së Merkek me socialdemojratët me të cilët do të takohet të hënën. Gjithësesi afati për emrat e rinj të qeverisë gjermane është 22 tetori.