Site icon PORTALB

Siri: Gëzimi i Bajramit në Arfin të Halepit sfidon luftën shkatërruese

Kurban Bajrami në Siri

Kurban Bajrami, arkiv

Përkundër faktit se Siria tashmë plotë pesë vite gjendet në lufë qytetare, në qytetin Afrin në rajonin e Halepit megjithatë vërehet fryma e Kurban Bajramit të cilën muslimanët e mbarë botës do ta shënojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Fjala është për qytetin në të cilin dikur kanë jetuar rreth 700.000 banorë, ndërsa sot jetojnë më shumë se një milion njerëz, sepse shumica janë dëbuar nga qytetet tjera duke u strehuar në këtë qytet i cili është nën kontroll të opozitës së matur siriane.

Sot në këtë qytet ishte një ditë e vërtetë para Bajramit dhe shumë banorë ishin drejtuar në tregun e bagëtive për të blerë kurbanin të cilin nesër do ta therin si sakrificë për Zotin dhe përmes lutjeve do të kërkojnë që mankthi në vendin e tyre sa më parë të marrë fund.

Një nga vizitorët në treg, Hasan Abdo për AA tha se këtë vit Bajrami është pritur në një atmosferë më të qetë dhe se shitja e bagëtive dhe mallrave tjerë në çarshi është më e lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Abdo tha se Kurban Bajrami është festë e solidaritetit për t’u gëzuar i pasuri dhe i varfëri dhe kjo popullatë nesër të shijojë gëzimin e Bajramit përmes mishit të kurbanit në tryezë.

Bariu Suleyman Hamres tha se delet dhe dhitë e tij i shet me një çmim prej 100 deri në 300 dollarë. Sipas tij, ky është çmimi i Bajramit, sepse një kilogram mish në një vend të përfshirë nga lufta është shumë më i shtrenjtë.

Atmosfera e Bajramit mund të vërehej edhe në çarshinë e vjetër të qytetit, ndërsa pronari i një dyqani të tekstilit tha se sot ka shitur më shumë se ditëve të kaluara dhe se është i vetëdijshëm se çmimet janë të larta për shkak të luftës.

Pastiçeri Muhamed Muhtar për festën e Bajramit ka përgatitur bakllava dhe ëmbëlsira me çmim prej 1 deri në 15 dollarë që t’ju mundësojë gjithë bashkëqytetarëve të tij të mund të blejnë diçka të përshtatshme me gjendjen e tyre financiare.

Exit mobile version