Site icon PORTALB

Tingujt e Çarshisë 2015 stërmbushi Kurshumli Han-in

Mbrëmë në Kurshumli Han të Çarshisë së vjetër u mbajt manifestimi Tingujt e Çarshisë – Sofra shqiptare ku morrën pjesë mysafirët: Shkurte Fejza me orkestrën Agimi Bend, Adrian Gaxha, Lindoni, Florijani dhe Ledri & Era Istrefi. Mbi 2000 pjesëmarrës ishin pjesë e publikut të këtij manifestimi dhe kishin mundësinë disa edhe prej afër të njihen me këngëtarët por edhe disa fansa u përpoqën të ngjiten në skenën gjatë interpretimit të Ledit dhe Era Istrefit, mirëpo pa sukses. Në njërin prej momenteve të interpretimit të tij Ledri u gjuajt nga një i panjohur në publikun me duhan, por ai menaxhoi vetë situatën dhe vazhdoi interpretimin e këngës së tij.

Për më tepër shikoni videot dhe fotografitë në vazhdim.

 

Exit mobile version