Site icon PORTALB

Haxh, afër dy milionë besimtarë në Arafat luten për falje dhe shpëtim

Haxhi 2015, Dita e Arafatit

Afër dy milionë haxhinjë në Mekë mbrëmë pas mesnate janë ngjitur në malin Arafat, që është njëri nga ritualet kryesore të Haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Një pjesë e haxhinjëve nga Mina kanë ecur në këmbë deri në Arafat, derisa shumica janë sjellë me autobusë në afërsi të këtij mali, në të cilin me zë kanë bërtitur “Të përgjigjem Zoti im”.

Haxhinjtë në Arafat kaluan natën në grupe me besimtarët nga vendet nga të cilat kanë ardhur në Haxh, ndërsa pas namazit të sabahut Arafati mbulohet plotësisht nga haxhinjtë me ihram të bardhë, veshje e thjeshtë me të cilën ata janë veshur, por e cila simbolizon barazinë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve.

Grupi i besimtarëve dalin në malin e mëshirës me lutjet duke kërkuar falje nga Zoti. Bëhet fjalë për kodrën ku njeriu i parë Ademi dhe gruaja e parë Hava-ja për herë të parë janë takuar në tokë si dhe ku është bërë lutja e parë e njeriut.

Besimtarët sot të bashkuar falin namazin e ikindisë dhe më pas të gjithë së bashku do ti drejtohen Allahut me lutjet e tyre.

Sonte haxhinjtë do të shkojnë në Muzdelife, ku do të hedhin në mënyrë simbolike gurë ndaj shejtanit në Mina.

Exit mobile version