Site icon PORTALB

Dënohet me një vit e gjysmë burg, nipi i Mësuesit, Armend Fazliu

Posta e Maqedonise

Posta e Maqedonise

Avokatja mbrojtëse e Armend Fazliut, i cili u arrestua sot në mesditë në vendin e punës në Postat e Maqedonisë, thotë se gjatë arrestimit të nuk është respektuar ligji.

“Urdhri për arrestim është joligjor, sepse unë kam bë lutje për prolongim të ekzekutimit të dënimit. Kjo lutje nuk është shqyrtuar fare. Nuk e di cilat janë shkaqet që nuk është shqyrtuar, mirëpo kjo është shkelje e ligjit”, deklaroi për “Lajm”, avokatja Mimoza Salltirova.

Fazliu është arrestuar nga policia e Stacionit Policor “Beko” në qendër dhe është dërguar në burgun e Shutkës. Gjykata Themelore në Shkup e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burg, lidhur me zjarrin që shpërtheu para disa viteve në ndërtesën qendrore të ndërmarrjes “Postat e Maqedonisë”. Në atë kohë Fazliu ka qenë shef i kabinetit i drejtorit të Postave dhe është dënuar nën akuzën për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Këtë vendim më pas e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, njofton Alsat M.

“Ne kemi intervenuar përmes mekanizmit të posaçëm juridik deri te Gjykata Supreme, duke kërkuar Shqyrtim të jashtëzakonshëm të këtij rasti. Mendoj se gjykata është dashur ta marrë parasysh këtë kërkesë tonën dhe të mos kërkojë ekzekutim të vendimit për arrest, deri sa të marrim përgjigje”, thekson avokatja Salltirova.

Arrestimi i Fazliut bëri bujë në opinion për shkak se ai është nip i nënkryetarit të Kuvendit, Rafiz Haliti. Arrestimi i tij ndodhi disa ditë pasi Haliti përmes një interviste kërkoi reforma brenda BDI-së, prandaj në opinion janë paraqitur dyshime se kjo mund të jetë hakmarrje ndaj tij. Vetë Haliti ende nuk është prononcuar lidhur me këtë rast.

Exit mobile version