Çmimet e benzinës sonte nga mesnata do të shtrenjtohen përgjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për një denarë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me këtë vendim, bëhet rritja e çmimit të rafinerisë me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 2.32, përkatësisht 1.56 %.
Çmimi i ri i Eurosuper 95 do të jetë 62.50 dhe Eurosuper 98 do të jetë 64,50 denarë për litër. Eurodizel do të shitet për 50 dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL 1) për 38.50 denarë për litër.
Për 0.221 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i naftës së papërpunuar dhe do të kushtojë 20.122 denarë.
Arsyeja për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin 2.45 % çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe 0,595 % më të lartë të dollarit kundrejt monedhës vendase.