Site icon PORTALB

Thaçi në 1800 metra lartësi mbidetare, takohet me një bashkëluftëtar (Foto) 

Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtari

Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtari

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar vikendi për të bërë rekreacion në viset malore të Kosovës. Përmes një njoftimi në facebook, Thaçi ka treguar që të dielën ka qenë në fshatin Firajë, ku ka takuar një bashkëluftëtar të UÇK-së.

“Sot takova bashkëluftëtarin, tani fermerin e vyeshem nga Firaja z. Fatmir Hasani. Në 1800 metra lartësi, mblidhte gjërat nga stani i tij për t’u pregaditur për dimër. Me 1200 krerë dele dhe punë me dinjitet, e uroj për vitin e bereqetshëm.”, ka shkruar Thaçi./lajmi.net

Exit mobile version