Site icon PORTALB

Milano, plagosen 2 shqiptarë pas përplasjes mes dy bandave

Milano, plagosen 2 shqiptarë pas përplasjes mes dy bandave

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri gjatë një sherri, që sipas policisë italiane ka pasur të bëjë me disa llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Oxilia” në Milano. Sipas policisë italiane, plagosja e dy të rinjve shqiptarë 25 dhe 33 vjeç ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar krismat dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët dhe ambulanca që ka dërguar dy shqiptarët në spital. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, pasi ishin qëlluar në këmbë. Nga hetimet e para bëhet fjalë për llogari të pambyllura mes dy grupeve kriminale. Autorët të cilët kishin mbërritur aty me një makinë janë larguar pa u kapur.

Exit mobile version