Site icon PORTALB

Ja sa para kanë dhënë kompanitë e njohura për llogot e tyre

Llogo të kompanive të ndryshme

Logot dhe sloganet janë një pjesë e domosdoshme e të gjitha kompanive kryesore të botës në fushatat për njohjen e kompanive dhe produkteve të tyre në treg, kurse çmimet për të cilat janë blerë disa nga logot më të famshme sillen nga 15 deri në disa qindra milionë dollarë, kurse shumica prej tyre kanë arritur deri në logo të mirë pa paguar asgjë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Është e qartë se logoja e mirë është shumë e rëndësishme për promovimin e kompanisë apo produktit, por duke pasur parasysh çmimet që disa kompani, si Coca-Cola, Nike apo British Petrol “posedojnë” logot më të njohura, është e qartë se depërtimi në treg edhe nuk është domosdoshmërisht i lidhur drejtpërdrejtë me çmimin e saj.

Gjiganti industrial britanik British Petrol (BP) në vitin 2001, tregut botëror i prezantoi logon e re “Helios”. Lulen- verdhë e gjelbër me shkronjat simbolike “BP”, kësaj kompani i ka kushtuar një rekord prej 211 milionë dollarësh. Edhe pse logoja nuk ishte një mrekulli e paparë e grafikës, por çmimi i saj sigurisht që është.

Kompania konsulente amerikane “Accenture” në vitin 2000 në treg doli me logon e re. Bëhet fjalë për emrin e kompanisë të shkruar me shkronja të vogla me një shigjetë mbi shkronjën “t”. Thjesht, artistët e grafikës e preferojnë këtë dhe është e dëshirueshme për tregun, por edhe më thjesht duke pasur parasysh se kompania për këtë pagoi 100 milion dollarë.

BBC me ardhjen e epokës së internetit dhe televizionit digjital në vitin 1997 vendosi të ndryshojë logon, sepse figurat e pjerrëta dhe simbolet me ngjyra shkaktonin probleme gjatë emetimitit në ekranet e këqija. Redizajneri thjesht korrigjoi mini katrorët ku shkruhej “BBC” dhe hoqi detajet e tepërta. Kjo në fakt ishte kthimi i logos origjinale të vjetër më shumë se gjashtë dekada, kurse BBC për këtë pagoi 1.8 milion dollarë.

Kompania Pepsi në vitin 2008 ribrendoi logon e saj, që i kushtoi një milion dollarë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet, se kompania për ribrendimin e të gjitha produkteve të saj harxho shumën marramendëse prej 1.2 miliard dollarësh.

Grupimi bankarë “Australia and New Zeland” (ANZ) për logon në vitin 2009 pagoi 15 milionë dollarë.

Natyrisht që lista e kompanive që kanë bërë pagesa “të majme” për logot e tyre është shumë më e gjatë sa ajo që e përmendëm më sipër, por agjencitë që merren me punimin e ikonave grafike fitojnë shuma të majme të parave në përgatitjet e logove të ngjarjeve të ndryshme sportive dhe ngjarjeve të tjera. Organizatori i Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012 për logon ka paguar 625.000 dollarë, kurse logoja e vitit të kaluar të lojërave Commonwealth në Glasgow ka kushtuar afër 100,000 dollarë.

Megjithatë, jo të gjitha logot e famshme botërore janë paguar me çmime marramendëse parash.

Coca-Cola logon e saj e ka fituar falas, konkretisht, logoja e famshme ishte bërë nga Frank Mason Robinson, kontabilisti i themeluesit të kompanisë John Pemberton të viteve të lërgëta 1885, i cili ia dha emrin këtij brendi.

Kompania Google gjithashtu nuk ka paguar asnjë cent për logon e saj, që është vepër e bashk-themeluesit Sergey Brin. Logo u krijua në vitin 1998 dhe ka ruajtur pamjen e saj origjinale.

Rrjeti social Twitter për logon e tij me “zog” ka paguar 15 dollarë, duke përdorur burimet e internetit dhe iStockphoto, kurse autor i saj për këtë mori vetëm gjashtë dollarë. Ai më vonë kuptoi se vepra e tij është bërë logoja e një nga rrjetet më të njohura sociale, gjë e cila ishte bërë shumë vonë.

Edhe më interesante është rasti me kompaninë Nike, e cila nuk e ka paguar shtrenjtë logon e saj, por në fund, autori u bë i pasur për shkak të saj. Studentja e dizajnit grafik, Carolyn Davidson në vitin 1971 krijoi logon e Nike-s, për të cilën mori 35 dollarë. Pasi që logo u bë një hit, kompania i dha autores një orë ari dhe disa aksione të kompanisë të cilat në atë kohë nuk kishin një vlerë të madhe. Sot këto aksionet kanë vlerë më shumë se 600.000 dollarë.

Exit mobile version