Site icon PORTALB

MPB i publikon emrat e shteteve në të cilat vlen leja për vozitje e RM-së

Leja për vozitje

Leja për vozitje

MPB informon se me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve të Maqedonisë, janë lidhur marrëveshje për pranim reciprok të lejeve për vozitje me Italinë, Spanjën, Serbinë dhe Malin e Zi, njofton Portalb.mk

“Përveç asaj, në bazë të Konventës së Vjenës për komunikacion rrugor (1968), njohje reciproke të lejeve për vozitje ka edhe me Bullgarinë, Kroacinë, Slloveninë, Rumaninë, Hungarinë,  Belgjikën dhe me Austrinë (kategoria B). Në rrjedha janë marrëveshjet për pranim të lejes për vozitje të RM-së edhe me Kosovën, Turqinë dhe Gjermaninë”, njofton MPB, njofton Portalb.mk

Gjithashtu, MPB, edhe shteteve të tjera të Evropës (32) u ka dërguar kërkesë për pranim reciprok të lejeve për vozitje në përputhje me Konventën e Vjenës, njofton Portalb.mk.

 

Exit mobile version