Site icon PORTALB

Të hënën pa rrymë një pjesë e Shkupit

Të hënën pa rrymë

Ilustrim

Për shkak të intervenimeve që do të bëhen të hënën nga ana e EVN Maqedoni, për një periudhë të caktuar, pa rrymë do të mbeten shumë lagje dhe fshatra të Shkupit.

Siç njoftojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Qytetin e Shkupit pa rrymë nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë banorët e fshatit Kopanicë, si dhe shfrytëzuesit nga rruga 20 në Saraj.

Të hënën nga ora 9 deri në orën 10 pa rrymë do të jenë përdoruesit në “Momin Potok”, “Krivi Doll”, bulevardi 8 shtatori, si dhe një pjesë e përdoruesve të rrugës Skupi.

Nga ora 9 deri 12 pa energji do të mbeten edhe përdoruesit e energjisë elektrike nga rruga “Strezovo”.

Exit mobile version