Site icon PORTALB

Vuçiq: Kemi treguar se jemi të përgjegjshëm, jo ksenofobikë

Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se është shumë i lumtur që populli serb nuk ka treguar sjellje ksenofobike dhe se Qeveria e tij po bënë punë të mrekullueshme me refugjatët e Lindjes së Mesme.

“Jam krenar dhe i lumtur të jem në krye të një Qeverie që është treguar shumë e përgjegjshme dhe jam krenar që jetojë në një vend ku populli nuk tregohet ksenofobik, por ndihmon të tjerët”, ka thënë Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai ka deklaurar se pasi që dimri po afrohet dhe refugjatët ende gjende në shtetin e tij, Serbia do të ndërtojë qendra për akomodim të refugjatëve.

Exit mobile version