Site icon PORTALB

Trajanov: Amnisti për qytetarët që transportuan emigrant në mënyrë ilegale

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov gjatë seancës parlametare e hapi temën për numrin e madh të qytetarëve që bëjnë transportimin e paligjshëm të emigrantëve dhe u dënuan me dënime të mëdha.

“Ky proces të dekriminalizohet (transporti i emigrantëve të bëhet me trena,autobus dhe taksi vetura) prandaj duhet inicuar nevoja për amnesti.’’

Në Republikën e Maqedonisë amnestia e përgjithsme e fundit është realizuar në vitin 1999. Nga atëherë e deri më tani shumë vendime të gjykatës janë në “këmbë qelqi” për shkak se Qeveria e Maqedonisë duhet të përgadit një ligj për të shqyrtauar mundësinë për justifikimin e një ligji për amnesti” thuhet në deklaratën e LD-së.

Me sjelljen e ligjit të Prokurorit Special Publik thonë nga kjo parti, parlamenti vërtetoi se sistemi gjyqësor është i rrënuar dhe shumë vendime gjyqësore duhet që të analizohen si për shembull ‘syri i gjapërit’, ‘spiuni’,’Likuidimi’ etj

“Si një akt shtetëror, për falje të dënimit, por edhe korrektësi të padrejtësisë, pothuajse në të gjithë vendet inplemetohet amnestia” thonë nga LD.

Exit mobile version