Site icon PORTALB

Uji në SHF “11 Tetori” i pastër për pije

Uji në SHF "11 Tetori" i pastër për pije

Uji në shkollën SHF “11 Tetori” në komunën Qendër është kimikisht dhe bakteriologjikisht i pastër për pije. Këtë e kanë treguar rezultatet nga analiza e gjashtë kampioneve nga uji prej gjashtë vendeve të ndryshme në shkollë, të cilat janë dërguar në Qendrën për kontroll sanitar dhe mbikëqyrje të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Rezultatet nga analiza e ujit sot para Qendrës për kontroll sanitare dhe mbikëqyrje i njoftoi Blagoja Filipovski, zëdhënës i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” Shkup. Me këtë theksoi ai, përgënjeshtrohen spekulimet se uji ka qenë shkaku për helmimin në shkollë.

“Ne çdo ditë bëjmë kontrolle në territorin e qytetit të Shkupit në 50 vende të ndryshme në ditë. Uji jo vetëm që është i sigurt për pije, por është i dyti sipas cilësisë më i mirë në Evropë” tha Filipovski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se një pjesë nga kampionet e marra janë nga pjesa prej nga janë paraqitur më shumë nxënës se janë helmuar.

Exit mobile version