Site icon PORTALB

Tetovarët të etur për uji, pastërti dhe rregull në komunikacion

Tetovarët të etur për uji, pastërti dhe rregull në komunikacion

Tetovarët të etur për uji, pastërti dhe rregull në komunikacion

Mesazhet më të shpeshta që qytetarët i kanë shkruar në tabelën e zezë të vendosur në skajin e kryqëzimit të rrugëve ”Jane Sandasnki” dhe “Marshall Tito”, kanë qenë kino, pastërti, komunikacion etj. Në këtë tabelë i shkruar gatshëm ka qenë sllogani ”Në Tetovë Dua”, kurse me pas në vazhdim kalimtarët e rastit kanë shkruar se çfarë duan që të ketë në Tetovë.

Kalimtarët kanë shënuar se duan që të ketë, kino, pastërti, trafik të rregulluar, infrastrukturë, uji të pijshëm. Andrea Mitrevska, aktiviste  në shoqatën e Forumit Rinor Arsimor, theksoi se tabela të tilla janë vendosur në shumë qytete, ndërsa qytetarët kanë mundësi që të shkruajnë atë se çka duan që te kët në Tetovë. Sipas saj, në fund të kampanjës do të grumbullohen të dhënat dhe pastaj do të dilet me analizën që do të publikohet për atë se çfarë dëshirojnë qytetarët.

Sipas saj, qytetarët më shumë duan pastërti, uji të pijshëm, kinema etj. Ndërkaq, Murat Bislimi, shprehet se kjo kampanjë është marrë që qytetarët në mënyrë të lirshëm të shprehin atë se çfarë duan që të ketë në qytetin e tyre. Tabela është vendosur në skajin e kryqëzimit të rrugës Jane Sandaski dhe Marshall Tito, në afërsi të qendrës për kulturë në Tetovës.  

Exit mobile version