Me të vërtetë ka të drejtë lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) kur përmend një sërë informatash jokonsekuente që aspak nuk përkojnë me standardet e njohura që duhet t’i përmbushë një tekst gazetaresk.
Si e para, i paqartë është motivi i tekstit dhe vlera e tij mediatike, kur i gjiithë teksti bazohet në fotografi të vjetra disa muaj edhe atë nga një aktivitet krejtësisht rutinor.
Përveç kësaj, lexuesi i SHVFM-së me të drejtë reagon edhe kur thotë se për pohimet që bëhen në lajm se prindërit dhe fëmijët kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në rregullimin e oborrit shkollor, nuk ka asnjë burim që mund ta vërtetojë këtë. Dikush nga prindërit. Ky nuk është veprim profesional.
Data dhe koha e publikimit: 13.09.2015
Data e recensionit: 15.09.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Lexuesi thekson edhe një sërë lëshimesh të tjera, siç është për shembull: lokacioni i gabuar i shkollës, fotografia e cila duhet t’i dëshmojë aktivitetet partiake të drejtoreshës së shkollës, e në foto mungon drejtoresha…
Marrë në përgjithësi, ky tekst thjesht ka pasur si qëllim ta problematizojë autoritetin e drejtoreshës së një shkolle fillore në Manastir, mirëpo për këtë nuk ka asnjë argument edhe kjo e bën atë të njëanshëm.