Norvegjia do të dhurojë 7.3 milion euro për Maqedoninë dhe Serbinë që ti ndihmojë që të ballafaqohen me numrin e rritur të emigrantëve, tha ministri i punëve të jashtme ë Norvegjisë Borge Brande.
Brandë ka deklaruar se gjysma e të hollave do ti jepen Serbisë si shpërblim për sistemin e pranimit të emigrantëve në prag të dimrit, derisa pjesa tjetër për asistime në raste urgjente ën Serbi dhe Maqedoni.
Brande e ka lavdëruar Serbinë për përpjekjet e bëra dhe për zemërgjerësinë e qeverisë dhe qytetarëve që e kanë treguar me emigrantët edhe përkundër situatës aktuale ekonomike në këtë vend.
Sipas qeverisë norvegjeze, mjetet Maqedonisë dhe Serbisë do ti ndahen nëpërmjet Organizatave humanitare pranë OKB-së siç është Kryqi i Kuq.