Site icon PORTALB

Janeva nuk e din a është në agjendën e Han-it

Johanes Han

Johanes Han

Eurokomisari për zgjerim ka mbërritur për vizitë dy ditore në Shkup. Ai sot në mëngjes është takuar me sektorin joqeveritar dhe me ambasadorin Aivo Orav.

Ai në profilin e tij të “tweeter” ka shpërndarë: “Sapo mbërrita në Shkup. Takimi i parë me shoqërinë civile, angazhimi i te cilës është kyç në procesin e reformave”.

Nga zyra e Han në Bruksel kanë kumtuar se në agjendën e eurokomisarit nuk është e paraparë edhe prokurorja speciale. Katica Janeva ka konfirmuar shkurt për “meta.mk” se nuk është e lajmëruar se është në agjendën e Han-it./portalb

Exit mobile version