Site icon PORTALB

Grevë urie në burgun e Idrizovës dhe Shtipit

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Të burgosurit në burgun e Idrizovës dhe atë të Shtipi po mbajnë grevë urie, në një prononcim për “TvTelma”, ata thonë se kushtet janë shumë të këqija dhe nuk ka vend për të fjetur për atë kërkojnë që të miratohet një ligji që e propozojnë një grup i qytetarëve, transmeton Portalb.

Drejtori i burgit, Zhivko Pejkovski mbrëmë ka thënë se lajmërimi për grevë urie nuk ka arritur deri te ai. “Shkaku i grevës është me siguri propozim ligji i një grupi të qytetarëve për amnisti dhe jo kushtet e këqija në burg”, ka thënë ai.

Drejtoresha për aplikimin e sanksioneve Lidija Gavilovska për “TvTelma” e ka vërtetuar informacionin. Të burgosurit kërkojnë të sillet ligji me të cilin amnistohen të gjithë ata që kanë kryer 40% të dënimit./Portalb

 

Exit mobile version