Site icon PORTALB

Dëmi i madh që u shkaktohet nxënësve shqiptarë në Maqedoni

Përmbajtje skandaloze

Përmbajtje skandaloze

Institucionet arsimore në Maqedoni ka vite që janë kthyer në qendra të devijimit prej mësimeve të drejta, qoftë në aspektin e shkrim-leximit, qoftë në orientimin e dijeve. Mësimet që përcillen në shumë “palo-tekste” shkollore përveç se janë qesharake, janë tmerrësisht të dëmshme për pasojat që mund të lenë në zhvillimin mendor të fëmijëve të moshës shkollore, shkruan gazeta Koha. Për nga përmasat e gabimeve, që si me “magji” grumbullohen të gjitha në një tekst shumë libra si “fletë pune në gjuhën shqipe” me autor Xhezmi Rustemi, pa mëdyshje mund të klasifikohet: katastrofë e vërtetë.

Në “fletë-pune në gjuhën shqipe, për klasën e dytë të arsimit fillor nëntëvjeçar – doracak për nxënës “, të botuar nga “Fishta” – Tetovë, orës në shumës i thonë “orarë”, rërës “zhavorr”, gjirafës “zhirafa”, qypit “shtambë”. Por jo vetëm kaq, në këtë farë fletoreje, me të cilën nxënësit bëjnë ushtrimet nga lënda e gjuhës shqipe, mësojnë që thonjtë t’i “presin me thikë” .

E sa jemi te përdorimi i “t’i”-së, si mundësi e bashkimit të pjesëzës “të” me “i”, në të gjitha rastet autori Xhezmi Rustemi bashkë me lektorin Miftar Abdiun gabojnë, e ngatërrojnë me përemrin “ti”.

Kur japin udhëzime për përdorimin e “fletës së punës”, shkruhet “nxënësit të aftësohen për ti dalluar elementet folëse”, pra “ti” dhe jo “t’i” sikurse duhet. Ndërkaq, “zgjedhja” dhe “zgjidhja” bëhen lëmsh: “Pa të sqaruar arsimtari mos fillo ta zgjedhësh detyrën”, u thotë autori nxënësve gabimisht, sepse detyrat (me rregullat dhe natyrën e gjuhës shqipe) zgjidhen nuk dhe zgjedhen.

Profesori universitar Avzi Mustafa thotë se tekste të këtilla duhet të largohen nga qarkullimi dhe të ndalohet përdorimi i tyre si materiale shkollore. Dëmi që shkaktojnë në zhvillimin mendor dhe intelektual të nxënësve është i madh.

 

Exit mobile version