Site icon PORTALB

Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në një nga lagjet kryesore të fshatit Çegran

Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në një nga lagjet kryesore të fshatit Çegran

Në njërën nga lagjet kryesore të fshatit Çegran këto ditë kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Ky investim realizohet në bashkëpunimet mes Komunës së Gostivarit dhe firmës private “Erpalja Kompani”, e cila ka marrë për sipër vullnetarisht të bënë ndërtimin e kanalizimit. Komuna e Gostivarit është përkujdesur për përpilimin e planit dhe do të asiston në mjete materiale, kurse firma private realizon punët ndërtimore dhe do të siguron po ashtu një pjesë të materialeve të nevojshme për ndërtimin e rrjetit.

Për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në terren, doli kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili shfrytëzoi nga rasti të shpreh falënderim publik për drejtuesit e kompanisë “Erpalaja”, që nga vullneti i mirë dhe me qëllim për tu dal në ndihmë banorëve të lagjes, morën për sipër realizimin e punimeve të kanalizimit pa kompensim material.

Kryetari Bejta theksoi se rasti me drejtuesit e kësaj firme, duhet të jetë një shembull pozitiv edhe për pronarët e firmave të tjera private për të kontribuar në të mirë të shoqërisë.

Bëhet fjalë për rrjet kanalizimi fekal e dimension 550 metra, por ndryshe seç ishte paraparë në projekt, firma ka zgjatur linjën dhe pritet të arrije në 800 metra. Sipas përllogaritjeve, në sistemin e kanalizimit pritet të kyçen rreth 80 amvisëri të kësaj lagjeje.

Vlera e investimit ishte parallogaritur të jetë
4.100.000 denarë, por sipas gjitha gjasave do të ketë rritje, për shkak të vazhdimit të rrjetit me kërkesë të banorëve.

Exit mobile version