Site icon PORTALB

Padi penale për drejtorin e SHA “EMO” Ohër

SHA "EMO"

SHA "EMO"

­ Drejtori i përgjithshëm i SHA “EMO” Ohër dhe drejtori i repartit të ndërmarrjes kanë vjedhur nga ndërmarrja rreth 10 mijë euro dhe rrejshëm kanë denoncuar vjedhje. Kundër tyre është parashtruar padi penale për denoncim të rrejshëm të veprës penale dhe punë të papërgjegjshme në shërbim.

“Për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim për katër vepra penale të kryera prej të cilave dy ‘denoncime të rrejshme të veprës penale’ një ‘punë e papërgjegjshme në shërbim’ dhe një vepër ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit’, SPB Ohër parashtroi padi penale kundër Z.F (48) nga fshati Tërpejc i Ohrit dhe Z.D (44) nga Ohri. I denoncuari i parë si drejtor i përgjithshëm i SHA ‘EMO’ Ohër, ndërsa i denoncuari i dytë si drejtor i repartit, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar me shmangjen e vëzhgimit të obligueshëm apo mënyrë tjetër papërgjegjëshme kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve të tyre dhe obligimeve, me ç’ka i kanë shkaktuar dëm SHA ‘EMO’ dhe kanë fituar shfrytëzim të kundërligjshëm pronësor prej 600.000 denarë” informon MPB­ja.

Exit mobile version