Një 35-vjeçar është vrarë me thikë në një lokal në Tiranë. Viktima është Milazim Shehu. Ai mbante detyrën e inspektorit në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Shehu, baba i tre fëmijëve, ka qenë edhe efektiv i forcave speciale. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës në një lokal në zonën e Bathores.
Autori dyshohet të jetë një kushëri i tij dhe sipas burimeve të policisë, motivet nuk lidhen me detyrën e tij, por me një konflikt brenda familjes. Policia thotë se e ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim.