Site icon PORTALB

Intervistë prekëse: Lutjet e nënës refugjate, ma merrni vajzën në Gjermani (Video)

Refugjatë

Refugjatë

Një nënë e cila ka ikur nga lufta civili në Siri ka deklaruar për “SkyNews”, se është e gatshme të heq dorë nga vajza e saj dhe të kthehet në Siri, me të vetmin kusht nëse bija e saj lejohet të shkojë në Gjermani. Rasha Alsayed thotë se e donë shumë vajzën e saj dhe dëshiron që ajo të jetë e sigurt, edhe nëse kjo nënkupton që të jetoj larg saj, transmeton lajmi.net.
Mësuesja e gjuhës angleze nga Damasku, e cila ka mbetur në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë ka deklaruar, “Nëse duan të na marrin, atëherë le të marrin fëmijët tanë. Merreni vajzën time dhe dërgojeni në Gjermani ose në ndonjë vend tjetër të sigurt. Nuk ka rëndësi se ku”. Alsayed ka pranuar se kishte udhëtuar për 10 ditë më vajzën e saj 6-vjeçare Alma, duke kaluar përmes Turqisë dhe Greqisë. Së bashku me vëllanë e saj Hassan, Alsayed thotë se kanë shpenzuar mbi 2,000 euro për secilin udhëtim që e kanë realizuar deri më tani.

“Ne është dashur të largohemi nga këtu, në nuk mund të qëndrojmë këtu. U tregoni atyre të hapin dyert sepse nuk e kemi ndërmend të qëndrojmë. Më habit fakti se si nuk kanë ndonjë plan për ne, dhe jam e shokuar me policinë hungareze. Ne thjesht po kërkojmë të kalojmë dhe të shkojmë në ndonjë vend tjetër të sigurt”, ka deklaruar siriania.
Ajo thotë se gjithë këtë udhëtim e ka bërë për fëmijën e saj, sikurse shumica e migrantëve që kanë mbetur të bllokuar në kufi.
“Dëshiroj të shkoj atje për fëmijën tim. Shumica prej nesh e bëjnë këtë për fëmijët e jo për veten e tyre. Nëse nuk na dëshironi ne, atëherë merrni fëmijët tanë në Gjermani. Personalisht nuk e kam problem të kthehem në Siri, kur e di se vajza ime është e sigurt. E drejta që më takon me konventa ndërkombëtare që të bëjë një jetë të sigurt më është mohuar, por nuk ka problem. Shpresoj që këtë të drejtë ta ketë vajza ime”, ka shtuar Aslayed.

Exit mobile version