Site icon PORTALB

Çamëria, për herë të parë në Senatin amerikan

Çameria

Çameria

Këto ditë Senati amerikan organizoi një seancë të posaçme debati për “Problemin Çam”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Një ndër mbështetësit më të fuqishëm të kësaj çështjeje ishte Riçard Lukas, një udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar problemin çam në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane, transmeton shekulli, shkruan Koha.

Në këtë seancë u pranua nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek, se qeveria e Athinës e njeh mirë këtë problem por përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjësinë.

E parë në këtë plan historik politik, çështja çame do të trajtohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes Shqiptare”, që tashmë është shtruar për zgjidhje.

Exit mobile version