Site icon PORTALB

Rama: Faktet tregojnë suksesin e luftës kundër drogës

Edi Rama

Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama i pranishëm në konferencën e prezantimit të rezultateve të luftës kundër drogës, e ka quajtur këtë aksion dhe këto operacione në qytete të ndryshme të Shqipërisë kundër lëndëve narkotike,një kthesë historike për vendin tonë.

Sipas kryeministrit Rama, Policia e Shtetit i ka shërbyer Shqipërisë dhe imazhit të saj dhe se shifrat dhe rezultatet shtoi ai, hedhin poshtë baltën mbi policinë.

Rama ka përgëzuar Policinë e Shtetit, ministrin e Brendshëm për punën e bërë në luftën kundër trafikut të drogës. Në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e paralajmëruar një ditë më parë për provat e luftës kundra drogës, Rama theksoi se Shqipëria sot ka qindra parcela hashashi më pak krahasuar me vitin 2013.

“Ajo që keni bërë këtë vit është një nga historitë më të shënuara të Policisë së Shtetit dhe vendit, duhet të jeni krenarë që me rezultate shifra të pakontestueshme keni hedhur në tokë të gjithë sasinë marramendëse të baltës që për muaj e muaj të tërë ka rënë mbi Policinë e Shtetit, mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm. Duhet të jeni krenarë se i keni shërbyer Shqipërisë në mënyrë atdhetare. Përgëzime këtyre djemve dhe vajzave që e kthyen Policinë e Shtetit nga një çetë të rrënuar e braktisur në një forcë garante për rendin, në një forcë në krah qytetarit.

Nëse në vitin 2013 Shqipëria kishte 330 ha të mbjella me drogë, këtë vit u numëruan vetëm 44 ha, kjo mjafton e tepron si provë e sigurt e kthesës së sigurt e kthimit të sigurisë dhe punës së Policisë së Shtetit, provë e sigurt që asnjë i inkriminuar i shpallur në kërkim nuk hedh dot baltë ndaj kësaj trupe që janë bërë mëshirimi i Shqipërisë që duam në çdo sektor”, është shprehur Rama.

Exit mobile version