Site icon PORTALB

Qëndrimi i CIA-s për shqiparët e Maqedonisë në vitin 1995 (FOTO)

CIA

CIA

Nuk duket i afërt eskalimi i tensioneve të brendshme në Maqedoni, që do të mund të shkaktonte një konflikt të gjerë jashtë kufijve, shkruante CIA në dokumentet e saj sekrete në vitin 199 5 që tani janë publike, transmeton Portalb. Qeveria e përkohshme e Maqedonisë deri më sot ka shmangur ndonjë paqëndrueshmëri serioze politike, pas tentativës për vrasje të presidentit Gligorov (më 3 tetor) dhe po vazhdon me politikat e moderuara të brendshme dhe rajonale të Gligorov-it,transmeton Portalb.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Stevo Cërvenkovski nuk beson se Gligorov do të jetë në gjendje të rifillojë plotësisht aftësitë e tij presidenciale dhe ai mund të zgjedh për një kthim të përkohshëm që të ndihmojë në zbutjen e tranzicionit të vazhdueshëm të lidershipit. Nuk ka gjasa që ndonjë pasues i Gligorovit të kombinojë mbështetjen publike dhe kontrollin qeveritar që Gligorov e ka përdorur për të balancuar kërkesat e shqiptarëve etnikë dhe kritikat nacionaliste gjatë periudhave të fundit të jostabilitetit dhe vështirësisë ekonomike. Maqedonia me gjasë do të vazhdojë të shikojë drejtë SHBA-ve dhe pjesëmarrjen e SHBA-ve në Vendosjen Parandaluese të OKB-së – si një garantues i stabilitetit të saj,transmeton Portalb.

Exit mobile version