Site icon PORTALB

Domatet e zeza që luftojnë kancerin

Domatet e zeza

Domatet e zeza

Në Britaninë e Madhe është kultivuar një lloj i veçantë domatesh, ndryshe nga ato që jemi mësuar të konsumojmë çdo ditë. Ato janë domate të zeza, që cilat përmbajnë antioksidantë të llojit “anthocyanins” dhe mendohet se ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së kancerit, diabetit dhe mbipeshës.

66-vjeçari, Ray Brown, drejtor i Farërave të Plantacionit Botëror, thotë se farën e këtyre domateve të veçanta ia ka sjellë para pak kohësh një klient, i cili ia kishte paketuar në një letër dhe i shkruante: “Domatja e zezë”.

Brown e ka mbjellë farën pranverën e kaluar dhe ka rezultuar e vërtetë. Nga farërat u rritën bimë që prodhojnë domate me ngjyrë të zezë nga jashtë, por nga brenda ishin të kuqe.

Mendohet se kjo lloj domate është zbuluar për herë të parë nga “Oregon State University”, në Amerikë, pjesë e projektit “Indigo Rose”./Indeksonline

Exit mobile version