Site icon PORTALB

Ky është aksidenti i rëndë i ndodhur në Drenas, ku u lënduan 17 persona (Foto)

Sot në mëngjes rreth orës 7 e 30 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën e “Feronikelit” në Drenas, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mes të një minibusi dhe kamioni.

Lajmi.net, përmes një lexuesi ka arritur të sigurojë edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen të aksidentuara mjetet motorike të aksidentuara.

Policia e ka konfirmuar rastin, dhe ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Exit mobile version