Site icon PORTALB

SHGM kërkon të shtyhet mbledhja kur duhet të miratohet Kodi etik i RTMsë

SHGM

SHGM

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Këshilli programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë ta shtyjë mbledhjen e 16-të të Këshillit programor, të konvokuar për të martën kur duhet të miratohet Kodi etik i RTM.

Teksti i propozim Kodit etik anëtarëve të Këshillit programor të MRT është dorëzuar në kundërshtuim me nenin 14 të Rregullores për punën e Këshillit, i cili parasheh që ftesa dhe materialet të dorëzohen të pakltën pesë ditë para mbajtjes së mbledhjes. Dorëzimi i propozim tekstit të kodit, që përmban 85 nene, vetëm tre ditë para mbajtjes së mbledhjes, edhe atë gjatë kohës së uikendit, lë përshtypje  se drejtuesit e RTM duan me ngut ta miratojnë kodin pa mos ju dhënë mundësi anëtarëve të Këshillit seriozisht ta analizojnë dhe të paraqesin sugjerime.

Përveç kësaj, për tekstin e kodit deri tani nuk është organizuar asnjë debat publik, ku gazetarët dhe të gjitha palët e interesuara do të kenë mundësi të kontribuojnë për përmirësimin e tekstit të kodit. SHGM deri tani në disa raste publikisht e ka kerkuar tesktin e kodit nga drejtuesit e RTM, por kemi qenë të refuzuar me arsytimin se ai ende nuk është gati. Njëkohësisht, redaktori i servisit të parë programor, Dime Ratajkovski, në debatin e qershorit të organizuar nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë, premtoi se kodi do të publikohet në ueb faqen e RTM dhe do të organizohet debat publik.

Miratimi i kodit etik pa debat publik dhe pa mos ju dhënë mundësi të gjitha palëve tëe interesuara nuk mund të përmirësojë raportimin e gazetarëve të RTM dhe të shtojë besimin e opinionit në servisin publik. Përkundrazi, kjo mënyrë dëshmon se drejtuesit e RTM duan të fshehin diçka nga oponioni dhe të aktronjë aktivizëm të rrejshëm para ardhjes së Eurokomesarit për zgjerim, Johanes Han.

Exit mobile version