Site icon PORTALB

LSDM Kërçovë: Ndërpresim bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në

LSDM

LSDM

Kryetari i degës së LSDM-së në Kërçovë, Sllobodan Avramovski, në një prononcim publik për medie ka njoftuar se LSDM në Këshillin e komunës së Kërçovës do të veprojë e pavarur, si grup i këshilltarëve.

“Puna me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së është e pamundshme. LSDM nuk mundet të veprojë me këshilltarë që nuk tërhiqen nga politikat e Nikolla Gruevskit, për të cilat i tërë opinioni u vërtetua se janë kriminele dhe për qëllime të ngushta partiake. Derisa këshilltarët e VMRO-DPMNE-së përkrahin politikat e këtilla, ata janë kundër interesave të qytetarëve. VMRO-DPMNE në Kërçovë është në koalicion joformal me BDI-në dhe po punojnë në përmbushjen e interesave partiake dhe bizneseve. Dhe, gjithë kjo është e papranueshme për LSDM-në”, ka theksuar Avramovski.

“Grupi i këshilltarëve të LSDM-së  është i fokusuar në problemet e qytetarëve të Kërçovës dhe ditëve në vijim intensivisht do të merremi për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version