Site icon PORTALB

Komuna e Çairit nikoqire e simpoziumit shkencor “Shkupi nderon bijën e saj Nënën Terezë”

Komuna e Çairit nikoqire e simpoziumit shkencor “Shkupi nderon bijën e saj Nënën Terezë”

Komuna e Çairit nikoqire e simpoziumit shkencor “Shkupi nderon bijën e saj Nënën Terezë”

Në nderim të veprës së Nënës Terezë, Komuna e Çairit organizoi simpozium shkencor me temë “Shkupi nderon bijën e saj Nënën Terezë”. Ky simpozium u mbajt në kremtimin e 65 vjetorit të themelimit të urdhërit të misionarëve të bamirësisë që Nëna Terezë themeloi në Kalkutë të Indisë më 10 shtator të vitit 1950.

Sipas profesorit dhe studiuesit të veprës së Nënës Terezë Gëzim Alpion, influence e traditës, motivet që e shtynë të bëhet murgeshë dhe roli i vendlindjes së saj Shkupit, është lënë gjithmonë në neglizhencë nga studiuesit dhe autorët e librave të ndryshëm mbi Nënën Terezë. “Nënën Terezë duhet t’a përvetësojmë dhe uroj që politika e Ballkanit të kuptojë akoma më tepër për misionin human të Nënës Terezë dhe besoj së Nënë Tereza gjithmonë do të jetë një frymëzuese për të gjithë njerëzit pavarësisht nga feja apo nacionaliteti” u shpreh profesori Gëzim Alpion. Sipas biografistit të shquar të Nënës Terezë, Dom Lush Gjergjit Nënë Tereza kërkonte njeriun në Zotin dhe Zotin në njeriun, andaj vepra e saj është vepër hyjnore.

Exit mobile version