Site icon PORTALB

Unaza e Shkupit e mbyllur për komunikacion

Qarkorja e Shkupit

Qarkorja e Shkupit

Për shkak të xhirmit të filmit francez “A Fond”, unaza e Shkupit do të mbyllet për komunikacion në dy javët e ardhshme (nga data 14 deri më 18 ­ të shtator dhe prej datës 21 deri më 25­të shtator) si dhe më 28 shtator, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë pas njoftimit nga produksioni” Manufaktura”.

Ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në unazën e Shkupit do të vlejë prej orës 7 deri më orën 19 në secilën prej datave të lartpërmendura.

Exit mobile version