Site icon PORTALB

Shkupi mbetet i pamposhtur edhe me Rabotniçkin

Duel nga ndeshja Shkupi - Rabotniçki

Duel nga ndeshja Shkupi - Rabotniçki

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar të jetë skuadra e cila nuk din për disfatë, pasi edhe në derbin e javës kundër skuadrës së Rabotniçkit ka marrë një tjetër barazim.

Super ndeshja që është zhvilluar në praninë e më shumë se 4.000 shikuesve, ka dhënë një lojë të mrekullueshme nga ekipet, por duke veçuar dominimin total të Shkupit. Edhe pse të parët në minutën e 18-të kaluan në eprësi mysafrët me golin e shënuar nga kapiteni Bazhe Ilijoski, e gjitha loja ishte në pronësi të Shkupit, që vetëm në minutën e 84-të, arriti të barazojë rezultatin në 1:1, kur në zonën e rreptësisë në mënyrë të palejuar u ndal Husein Demiri, ndërsa realizues i sigurtë ishte Muharem Bajrami.

Në ndeshjet tjera të Ligës së Parë, skuadra e Vardarit ka vazhduar gjithashtu serinë e fitoreve dhe është skudra e dytë së bashku me Shkupin që nuk kanë disfatë. Vardari ka mundur Horizont Turnovën me rezultat 5:1.

Rezultatet e xhiros së 6-të:
Shkupi – Rabitniçki 1:1
Vardari – Horizont T. 5:1
Metalurgu – Bregallnica 0:3
Mlladost CD – Sileksi 3:1
Nesër luan Shkëndija – Renova.
Tabela: Vardari 16 pikë, Shkëndija 12 (-1), Sileksi 10, Mlladost CD 9, Shkupi 8, Rabotniçki 7 (-2), Bregallnica 6, Horizont T. 5, Renova 1 (-2), Metalurgu 1 pikë.

Exit mobile version